Djelomoshat që na kanë bërë krenarë me fitoret e tyre të deritashme në CS:GO, Bad News Eagles do të përballen sot me ekipin Astralis, duke filluar nga ora 11:00, në kualifikimet për turneun më të madh në botë në këtë sport.

Astralis është në pozitën e tetë në renditjen botërore dhe do të jetë mjaft e vështirë për ekipin Kosovar.
BNE deri tani në këto kualifikime ka arritur një fitore të hënën ndaj ekipit turk, Eternal Fire, kurse të martën u mposht nga ekipi i 11-të në botë, Ninjas in Pyjamas.
Kujtojmë se nëse arrijnë tri fitore, ata do të kualifikohen për Major, i cili zhvillohet në Rio De Janeiro të Brazilit
Përgatiti:
