katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    SafeJournalists miraton deklaratën për sigurinë e gazetareve gra në Ballkanin Perëndimor
    12 hours ago
    “Unë jam vetë grua” shfaqet sonte në Teatrin e Gjilanit
    12 hours ago
    Osmani uron Sanae Takaichin për zgjedhjen si kryeministre e Japonisë
    13 hours ago
    Në QNR po rinumërohen 5 vendvotime me urdhër të PZAP-së
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Për herë të parë në Kosovë: Takimi i FIBA Europe Youth Commission dhe U14 Get-Together
    9 hours ago
    Bie çmimi global i naftës
    11 hours ago
    Peja Jazz 6 mbahet nga 23 deri më 26 tetor
    11 hours ago
    UP-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Iowa-s
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “ReMusica” si reflektim mbi dialogun midis traditës dhe modernitetit
    16 hours ago
    Sot premiera e “María de Buenos Aires” në Prishtinë
    16 hours ago
    Callum Turner: Dua Lipa është gruaja më e bukur në botë
    2 days ago
    Dua Lipa kalon me sukses provimin e gjuhës spanjolle
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    2 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    4 days ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    2 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    2 days ago
    Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni dardha çdo ditë?
    5 days ago
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ishulli spanjoll me më shumë mace se njerëz
    1 day ago
    Vjeshta “pikturon” me ngjyra magjike Malësinë e Kelmendit
    2 days ago
    Destinacionet më të bukura në Europë për të shijuar ngjyrat e vjeshtës!
    5 days ago
    Sardenja dhe Savoia kryesojnë udhëtimet europiane në 2026
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kur pimë verë krejt bohemi të mirë, e kjo traditë zë vend në tokën tonë tash e mijëra vjet!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life StyleShije

Kur pimë verë krejt bohemi të mirë, e kjo traditë zë vend në tokën tonë tash e mijëra vjet!

Last updated: 16/02/2024 3:22 PM
438 Shikime
Shpërndaje
Foto: EatingWell

Para dy javësh mora një ftesë nga miku im i çmueshëm Arbëri për një ndejë private mes miqsh e mikeshave të verës së kuqe. E shkruar me elegancë dhe e detajuar deri në finesat e fundit (madje vetë Arbëri mendoj se është kujdesur për këtë duke ia njohur mënyrën se si i përdor simbolikat në punët dhe komunikimin e tij të përditshëm) ftoheshim së bashku me anëtarët e Klubit të verës “Miqtë dhe Mikeshat e Verës së Kuqe Bakusi – Kapitulli i Kosovës” në ndejën e  caktuar për datën 11 të muajit 11 pikërisht në orën 19 e 19 😀

Po e nisi këtë shkrim me pak histori të verës së kuqe dhe pse jo pata dëshirë me i nda me ju pak informata që kam rreth kultivimit dhe përdorimit të verës në tokat tona.

QILAR I VJETËR I VERËS

Vera ka qenë një pije e popullarizur e njerëzimit për mijëra vjet.

Mundesh me e lexu edhe…

Prejardhja e verës daton nga koha neolite diku rreth viteve 5400-5000 p.e.s. nga veriu i maleve Zagros të Iranit të sotëm.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në Kosovë arti i përpunimit të rrushit ngjan me ato të trevave tjera shqiptare dhe ballkanike me më shumë se 2000 vjet lashtësi. Dëshminë e kultivimit të vneshtarisë në vendin tonë e vërtetojnë të dhënat historike, toponimet e ndryshme dhe zbulimet arkeologjike që janë bërë në Komunën e Rahovecit.

… me të filluar vjeshta dhe tash kur festat po afrojnë, të gjithë e kemi një dëshirë me ndejt brenda ma shumë mes familjarëve, ndejave me miqt’ dhe vera nuk mungon gati kurrë nëpër tryezat tona, së bashku me ushqimet që secili në mënyrën tonë duam me përcjellë këtë pije sa “fancy” aq edhe të lashtë për nga prejardhja e saj.

E tillë ishte pak a shumë edhe ndeja e “Miqve dhe Mikeshave të Verës së Kuqe Bakusi – Kapitulli i Kosovës.” Qysh zakonisht po jemi të stërngarkum e qysh jemi t’u jetu në lëvizje dhe në një super dinamikë, që unë shpesh po i referohem si “Centrifugë Era” mezi ja dolëm me planifiku kohën unë së bashku me gruan që me qenë në këtë ndejë dhe me shiju pak verë mes miqsh.

Sa për ta pas idenë edhe ju, kjo ndejë është pjesë e një tradite shumë vjeçare që vjen nga Franca dhe Belgjika. Unë po e jap një historik të shkurtër për organizimin dhe vëllazërinë e verës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Confrérie des Boyaux Rouges është një nga vëllazëritë më të vjetra franceze të verërave.

Foto: numelyo

Origjina vjen nga vreshta Beaujolais (në veri të Lionit) e cila daton në shekullin e 16-të.

Veprimtaria e saj ka vazhduar ndër shekuj. Sot numëron 3,000 anëtarë aktivë (verëbërës, etnologë, amatorë të ndritur, profesionistë dhe gastronomë, punëtorë të turizmit si dhe gazetarë) të përhapur në mbarë botën dhe veprimi i saj është zgjeruar për të promovuar dhe përmirësuar cilësinë.

Sot Vëllazëria e Red Boyaux e themeluar në Francë dhe Belgjikë organizon kapituj në shumë vende.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
  • Në Evropë: Lion, Paris, Londër, Madrid, Barcelonë, ​​Lisbonë, Porto, Romë, Milano, Torino, Bruksel, Namur, Mons, Prishtinë dhe Tiranë…
  • Në Afrikë: Abidjian, Dakar, Kédougou, Lomé, Ouagadougou, Marrakesh, Cape Town
  • Në Amerikë: San Francisko, Nju Jork, Atlanta, Las Vegas, Buenos Aires, Santiago de Kili.
  • Në Oqeani: Melburn, Sidnej, Aukland, Wellington, Suva.

Qëllimi i Confrérie des Boyaux Rouges është zbulimi dhe promovimi i verërave më të mira në planet.

Por t’i kthehem ndejës sonë…

Me veshje elegante, qysh e do edhe rendi, u nisëm drejt restaurantit A&A në Aktash, ku po na priste Arbëri së bashku me z. Boshtrakaj, anëtarët e klubit dhe Armendin nga Veraria “Tradita”. E ky i fundit, sipas traditës së Klubit në këtë ndejë ishte Zot shpije pasi që ne të gjithë do të degustonim mrekullinë e rritur në tokat tona dhe të përpunuar nga një familje që këtë pije e ka traditë me e sjellë në shishe e me e nda me neve, merakli të pijes magjike.

Me të hyrë në hapësirat e restorantit gjithçka ishte planifikuar mirë. Pyetjes sime për vendin ku ishte nda për mua dhe Albanën, Arbëri si në gaz na shpjegoi se i gjithë koncepti është te miqësia që vjen nga kjo tavolinë e gjatë e stolisur bukur, ku gota e zbrazët priste me u mbush nga shishja plotë traditë e Verarisë “Tradita”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

U ulëm  si në mes të tavolinës si mysafirë që po ja bonin sefte një ndeje të Klubit të Verës, si pozitë e ndërmjetme sa mos me e lan dikë keq dhe edhe vetë me u ndi mirë në atë hapësirë.

Përballë patëm një çift intelektualësh, me të cilët ndamë shumë muhabete gjatë gjithë natës, njëri avokat i zoti dhe gruaja doktoreshë me nam. Afër tyre po ashtu një zotëri tjetër nga fusha e drejtësisë me zonjën e tij, e më lart shumica fytyra të reja për mua të zonjave dhe zotërinve të buzëqeshur që të gjithë. Kjo për faktin se kishin nda një natë për t’u dëfryer paksa, por edhe nga ambienti i kojshëm tradicional dhe mikpritja, që na bënë që të gjithëve të ndjehemi super mirë.

Arbëri nga Klubi që siç e përmenda më lartë është i pasionuar nga detajet, mori gotën e mbushur me verë dhe bëri shenjën për ta dëgjuar se kishte për t’i thënë disa fjalë.

Si organizator qysh e do edhe rendi na uroi mirëseardhje dhe na ftoi që t’i gëzoheshim një nate mes miqsh e verës. Me pak humor dhe pa e zgjatur shumë fjalen e kaloi tek z. Boshtrakaj që është një njeri shumë spirituoz dhe them të drejtën për mua është kënaqësi sa herë që takohemi e ndajmë muhabete për traditën, kulturën e figurat e mëdha të vendit tonë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo pak a shumë të bon me e dasht’ edhe ma shumë vendin dhe traditën e ndërtuar ndër breza. Me një humor të mprehtë dhe fjalët e qëllume z. Boshtrakaj bëri edhe pak a shumë hapjen e ndejës ku na e prezantoi edhe Armendin nga veraria të cilit ia dha mundësinë me na shpjegu llojet dhe historinë e verave autoktone që një Zot e di se n’cilin vit ka fillu me u kultivu në Rahovec, po le të themi që daton me mijëra vjet.

Armendi një djalë modest, por krenar për atë se çka kishte sjell me vete nga Rahoveci bëri pak a shumë një përshkrim të tri llojeve të verërave që do na servoheshin neve.

Që të gjithë që ishim aty kemi pas rast të shijojmë lloje të ndryshme të verërave të prodhuara gjithandej nëpër botë dhe me cilësi të lartë. Andaj edhe ishim kureshtarë dhe mezi po prisnim ta shijonim verën e mbrëmshme nga i Zoti i shpisë, verën “Tradita”, më saktësisht tri llojet Vranç, Prokupa dhe Kabernet. Të trija këto verëra të përpunuara tradicionalisht nga familja e tyre ndër breza dhe me kujdes të shtuar, ashtu sikur edhe vetë këto lloje verërash e kërkojnë.

Gotat e para u ngrenë lartë për të bërë Gëzuar! e për të filluar maratonën që zgjati deri në orët e vona. Për ushqimin ishtë përkujdesur mjeshtri i madh i kuzhinës Shef Arsimi që pati rastin të na njoftojë me llojllojshmërinë e pjatave të mbushura plot e që mes tjerash përmbanin edhe jemeke iliro-pellazge.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një ndejë elegante dhe e zhurmshme, por zhurmë e kojshme e muhabeteve që vinin nga mysafirët që të gjithë të mbërrirë në profesionet e tyre. Sharmi dhe i gjithë ambienti të kujtonin ambientet e salloneve të famshme franceze apo edhe në ndonje ndejë prestigjioze diku në Mala Stranën e Pragës së viteve të largëta.

Gotë pas gote dhe mes muhabetit të këndshëm koha tashmë ishte harruar si koncept, por ndjesia për të pirë ma shumë sa vinte e rritje. Këtu Arbëri me gotën e tij dha shenjën për ta dëgjuar përsëri sepse kishte me i thon edhe dy fjalë sa për të na bërë me dijë që tashmë kishim kaluar në një nivel tjetër ku që të gjithë po ndiheshim të afërt e të relaksur mes një tavolinë me njerëzit që shiheshim për herë të parë.

Vet Arbëri, që më duhet me thanë se ka qenë shumë dimensional, u kujdes që humori me qenë në nivel të lartë. Shto këtu edhe ndërhyrjet me shkas nga z. Boshtrakaj për t’i dhënë hijeshi batutave .

Momenti epik ishte pranimi i dy anëtarëve të rinj në Klub.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ktheva kryet anash dhe i pashë të gjithë anëtaret e Klubit veshur në uniformën e tyre me pelerinat ngjyrë të gjelbër që besoj ta kenë bërë me shkas si janë edhe gjethet e rrushit si dhe kapelat ngjyre të kuqe si është edhe vet vera. Në anën e majtë dy flamuj të qëndisur në madhësi sa që vëreheshin nga fundi i sallës, flamuri francez së bashku me flamurin shqiptar. Kjo besoj e jep kuptimin e gjithë asaj që po mundohem me shpjegu, pra një ndejë me motive franceze nën traditën dhe muhabetin e shqiptarëve.

Anëtarët e Klubit ftuan dy kandidatët e rinj potencialisht të gatshëm për t’u bashkuar në Klub. Ceremonia ishte tepër e kojshme, t’u fillu nga batutat, “kushtet” që duhet një anëtar i ri t’i plotësojë për t’u antarësuar. Një nga to ishte konsumimi i një sasie të konsiderueshme të verës së kuqe nga një enë metali, mënyra se si ju uron mirëseardhje mysafirëve me dollinë e ngritur si dhe betimi epik me fjalët domethanëse për Klubin dhe vëllazërinë.

Krejt kjo përcillej nga notat e pianos që i luante maestro Genc Hajrizi deri tek momenti i këndimit tashmë edhe nga anëtarët e rinj të këngës himn të Klubit, teksti i të cilit ishte shkruar në formën ma të mirë të mundshme ku flitej për besnikëri dhe traditë, t’u mos harru me qenë gjithmonë adhurues dhe me respektu pijen magjike.

Ora kishte ecur sa mes muhabetit të kojshëm, batutave dhe verës askush prej nesh nuk e ndiente se duhej ta ndalonim ndejën. Por, qe do që edhe vera duhet pirë me karar, dhe veçmas ne që ishim aty secili në moshë të mesme me obligimet e së nesërmes, pak a shumë si përnjëherë morëm leje për të lëvizur drejt shtëpive tona me ndjenjën ma të mirë që një organizim i tillë mund ta japë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

U përqafuam e uruam të gjithë që të shiheshim sërish në një ndejë të radhës të “Mikeshave dhe Miqve të Verës së Kuqe Bakusi”. Kush e di ndoshta edhe unë apo ndonjëri nga ne nesër do jetë anëtari i radhës…

… deri atëherë unë po e mylli llaptopin tim për ta pirë një gotë verë me të dashurit e mi!

Gëzuar dhe mirë u takofshim sërish miq dhe mikesha të verës!

Juve po ju lë me vargjet e poemës Rubairat nga poeti persian Omar Khayyam.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Natën kur flija, më tha shpirti:

“Pi! Në gjumë dhe në Varr s’ka lumturi.

Ngreju! Sa rron, zbras Kupa dhe puth çupa;

se ke shekuj që të flesh në qetësi”. Omar Khayyam

Përgatiti:

Muhamet Jashanica
  • Muhamet Jashanica
    https://katror.info
    Tri vjet Katror Media – Duket pak por flasim për impakt…
  • Muhamet Jashanica
    https://katror.info
    Ju që synoni pozitën dhe ju që doni me mbet’ në opozitë – nuk kemi vend të dytë!!!
  • Muhamet Jashanica
    https://katror.info
    Kurrizi i rezistencës, sot hapësirë publike dhe kulturore në kryeqytet
  • Muhamet Jashanica
    https://katror.info
    Një vit pa politikë, veç me lajme të mira!
TAGGED:LifestyleMiqt dhe Mikeshat e Veres se Kuqe Bakusishijetophome1verawine

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova fiton ndeshjen ndaj Izraelit
Artikulli i ardhshëm Brenda pak ditësh mund ta përdorim për pije ujin nga Badoci

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Aksionet e Apple arritën në një nivel rekord

6 Shikime
Life Style

WhatsApp me kufizime të reja për mesazhet

10 Shikime
Life Style

X po teston një mënyrë të re për menaxhimin e “links”

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?