Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmt në Prishtinë – “PriFest” do të mbahet nga 24-26 nëntor 2023 në Tiranë, në bashkëpunim me “Tulla Culture Center”.
Orari i filmave:
E premte, 24 nëntor, ora 19:00
BLAGA’S LESSONS – nga Stephan Komandarev, Bullgari, Gjermani / (90 min)
Një mësimdhënëse e cila bëhet viktimë e një mashtrimi me telefon nga i cili i humb të gjitha kursimet e jetës më pas e kupton që nuk ka mënyrë për t’i marr përsëri paratë.
E shtune, 25 nëntor, ora 19:00
SI NE VAJ – nga Aulona Selmani, Zvicer (25 min)
Filmi tregon historinë e Nadies, luajtur nga aktorja e mirënjohur Ilire Vinca. Dikur një vejushë e re, Nadia vëzhgohet e kontrollohet vazhdimisht nga kunatat e saj rebele. Por pastaj shfaqet një autoportret nga e kaluara e saj qe e vënë në pikëpyetje mënyrën e saj të jetesës.
PAVED PARADISE (PARAJSÈ E SHTRUAR) nga Karsten de Vreugd, Holandë (91 min)
Hidde Boersma – gazetar që mbulon temat shkencore, së bashku me mikun e ti më të mirë dhe regjisorin Karsten de Vreugd nisin rrugëtimin për të vërtetuar që bujqësia organike është duke përkeqësuar krizat e biodiversitetit. Nëse ky rrugëtim rezulton i vërtetë, cilat janë pasojat e tij?
PriFest në Tiranë organizohet bashkarisht nga Tulla Center Tirane dhe PriFest Prishtinë.
PriFest në Tiranë, nga 24-26 nëntor. /Katror.info
Përgatiti:
