Ka filluar edhe zyrtarisht mbajtja e panairit “Swissbau”, ku do të prezantohen edhe kompanitë kosovare që do të jenë pjesëmarrëse në këtë panair.
“Kllasteri PREFAB Kosova”, me mbështetje të projektit të USAID Kosovo Compete ka organizuar pjesëmarrjen e 15 kompanive prodhuese në panairin Swissbau, nga data 16 deri 19 Janar, në Bazel, Zvicër.
Kompanitë nga Kosova do ta ekspozojnë kryevepren e tyre të përbashkët ‘Shtëpia e Kosovës – House of Kosova’ , një shtëpi e ndërtuar komplet nga druri, shkruan Albinfo.
Kllasteri PREFAB Kosova, merret me industrinë e ndërtimeve të parafabrikuara. Kllasteri është themeluar në tetor të vitit 2023 dhe ka për qëllim përfaqësimin e zërit të përbashket të industrisë dhe avokimin për politika që mbështesin rritjen dhe konkurrueshmërinë e sektorit të ndërtimeve të parafabrikuara. Aktualisht Kllasteri antarëson mbi 20 kompani./Katror.info