Ka shumë gjëra në jetë që ne priremi t’i pranojmë dhe të mos i mendojmë – ose të ngarkojmë vetën për të zbuluar se cili është kuptimi i tyre.
Shkronja ‘i’ në iPhone është një prej tyre.
Kuptimi pas saj nuk ishte kurrë informacion i zakonshëm publik – përveç nëse ju ndodhi të ndiqni njoftimet e Steve Jobs në vitet 1990.
“Inteligjent” ose “informacion” do të ishin supozimet e para logjike. Në fund të fundit, iPhone është një pjesë teknologjike tepër e zgjuar – nga cilësimet e fshehura deri te veçoritë që shpëtojnë jetë.
Por përsëri, shkronja ‘i’ nuk është është ekskluzivitet vetëm i iPhone. Ajo shtrihet në të gjithë gamën e produkteve të Apple – iMac, iPad, iPod.
Pra, lind pyetja: çfarë do të thotë ‘i’?
Në vitin 1998, kur ende nuk mkishim qasje gjithëpërfshirëse në internet, kompjuterët me qasje në internet ishin të rrallë. Pastaj Steve Jobs – pas lëshimit të iMac-ut të parë – konfirmoi se “i” fillimisht qëndronte për internetin.
Kjo ka kuptim për iMac. Megjithëse, jo të gjitha produktet e Apple në atë kohë mund të hynin në internet – iPod-i i parë, për shembull.
Megjithatë, në të njëjtën kohë, Jobs shpjegoi se ai kishte ide të tjera se çfarë mund të nënkuptojë shkronja ‘i’ në Apple. Përgjigja nuk qëndron në një fjalë, por në pesë.
Sipas Readers Digest, ‘i’ në të gjitha produktet e Apple do të thotë: ‘internet, individual, instruct, informe dhe inspire’.
Duke thënë këtë, Jobs nuk ishte veçanërisht i fiksuar në lidhjen e këtyre kuptimeve me klientët, por me punonjësit e Apple.
Gjatë të njëjtit prezantim, Jobs theksoi se ‘i’ “nuk kishte asnjë kuptim zyrtar”. Më shpesh përdorej për t’iu referuar përemrit personal dhe “udhëzimeve” për edukimin e punonjësve të Apple.
Përkufizimet duket se janë më shumë një vështrim në kulturën dhe vlerat e kompanisë së Apple sesa një etiketë për përdoruesit e përditshëm të Apple.
Në përgjithësi, nuk ka përgjigje të saktë.
Sido që të jetë, shumica prej nesh e shohin vetëm ‘i’ si një markë ikonë për produktet e Apple. Në mënyrë të ngjashme që ne mund të theksojmë dhe identifikojmë lehtësisht logon e mollës së kafshuar./Katror.info