Liqeni Hillier është një liqen i vogël dhe surreal i vendosur në Australi, në një ishull të quajtur Middle Island – ishulli më i madh në arkipelagun Recherche, në brigjet e Esperance.
Është një liqen me ujë të kripur rreth 600 metra i gjerë, pa burime të pasura, dhe i rrethuar nga rërë dhe bimësi e dendur e përbërë kryesisht nga pemë eukalipt. Ky ujë mahnitës me ngjyrë rozë ndahet nga nga ngjyra e kaltër intensive e Oqeanit me vetëm një rrip të vetëm dhe të hollë toke të mbuluar me Melaleuca, një bimë popullore në Australi.
As sot askush nuk ka mundur të shpjegojë pse uji i liqenit ka një ngjyrë rozë kaq të zbehtë. Disa shkencëtarë besojnë se ngjyra është për shkak të pranisë së algave të detit të pasura me karotenoidë që i përkasin species dunaliella. Kur uji i liqenit arrinë kripësi të lartë, temperaturat e larta dhe rrezet e diellit bëjnë që këto alga të lëshojnë një pigment që mund ta ngjyros liqenin.
Gjithashtu mendohet se shkaku i ngjyrës rozë mund të jetë edhe prania e disa mikroorganizmave, baktereve që jetojnë dhe rriten në koren e kripës që ndodhet në sipërfaqen e liqenit.
Informacioni më i hershëm mbi Liqenin Rose në Middle Island daton në vitin 1802, falë ditarëve të eksploruesit britanik Matthew Flinders.
Liqeni rozë është padyshim ende fenomeni më misterioz që Nëna Natyrë i ka dhuruar planetit tonë./Katror.info