Sonte një natë e magjishme në Tiranë!
Kënga Magjike, Festivali i dashur i tan’ shqiptarëve i bon bashkë artistë e kángëtarë të të gjitha trojeve tona. E në të 3-tën natë mundeni m’u knaq’ tu e pa e ngu edhe njërën prej këngëtareve ikonë të muzikës moderne, Vesa Smolicën.
Vetë Vesa në rrjetet sociale e paralajmëroi pjesëmarrjen në Natën e Tretë të Këngës Magjike.
“A po gëzohesh” quhet kánga e Vesës të cilën munesh me ngu këtu:
Për realizimin e kësaj kange artistja ka bashkuar forcat me disa nga tekstshkruesit dhe kompozitorët më të njohur të industrisë muzikore në Kosovë dhe përtej.
Kompozimin e këngës e ka bërë kantautori Armend Rexhepagiqi, ndërsa teksti është shkruar nga Aida Baraku, orkestrimin Darko Dimitrov, ndërsa për dukjen e këngëtares është përkujdesur Fashion Designer Egzon Kazagiqi. Ndërsa lookun e këngëtarës M.U.A Henri Gjata dhe flokët Sezer.
Me këtë kangë Vesa synon ta fitojë këtë edicion të Kangës Magjike 2022./Katror.info