Jennifer Aniston ka shuar shpresat për një ribashkim tjetër të “Friends”, por pranoi se kasti do të jetë “një familje përgjithmonë”, shkruan DailyMail.
Aktorja 54-vjeçare, e cila luajti Rachel Green në serialin televiziv, ka thënë se edicioni special i vitit 2021 ishte performanca e fundit e tyre.
Duke diskutuar në “The Jonathan Ross Show”, ajo zbuloi se kasti qëndron në kontakt dhe ajo ende e shikon shfaqjen “herë pas here”.
“Friends” është padyshim një nga serialet më të suksesshme të të gjitha kohërave, duke u shfaqur për 10 sezone nga viti 1994 deri më 2004. Fansat vazhdimisht kërkojnë ribashkim të tyre.
Ribashkimi i shumëpritur i “Friends” bëri debutimin në vitin 2021 me kastin që u kthye në grupin ikonik për ta kujtuar historinë e shfaqjes, 17 vjet nga përfundimi i tij.
Kur u pyet nga moderatori Jonathan nëse do të ketë një ribashkim tjetër të “Friends”, ajo ka thënë: “Nuk mendoj kështu. Mendoj se kjo ishte, mendoj se ishte kënga e mjellmës. Por nuk i dihet kurrë. Të gjithë qëndrojmë në kontakt. Familje përgjithmonë”, ka thënë ajo./Katror.info