Regjisori Aaron Sorkin ka zbuluar që është rrugës për ta shkruar vazhdimin e filmit “Social Network”.
Kësaj radhe, temë do të jenë trazirat e janarit të vitit 2021 ku mbështetësit e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ia mësynë ndërtesës së Capitolit.
“Do të shkruaj për këtë. E fajësoj Facebookun për 6 janarin”, ka thënë Sorkini për The Town.
“Duhet ta blini një biletë kinemaje”, ka vijuar ai kur është pyetur që të japë më shumë shpjegime./Katror.info