Këngëtarja Adea Pula ka publikuar projektin e saj të dytë muzikor të rikthimit në muzikë pas një kohe shumë të gjatë.
Kënga është një baladë tipike e zhanrit R&B, e cila trajton temë dashurie. Muzika është punuar nga producenti Mixey, gjersa ‘beat’-in e ka realizuar Apollo.
Ndërkohë, vargjet e tekstit i janë besuar reperit dhe tekstshkruesit të njohur, BimBimma.
Kënga është vizualizuar edhe me një klip, në të cilin Adea vjen me një performancë mjaft joshëse dhe me koreografi.
Ana vizuale i është besuar produksioneve Toml dhe Degjenerata.
Adea këtë vit shënoi rikthimin e saj në muzikë me këngën “Mos Harro”, e cila u prit mirë nga publiku, gjersa ky është projekti i dytë i rikthimit të saj.