Adele në një shfaqje të saj tha se, pas shfaqjeve në Las Vegas, dëshiron ta ketë një diplomë për letërsinë angleze.
“Nëse nuk do të kisha një karrierë si këngëtare, mendoj se do të isha mësuese e letërsisë angleze”, shtoi këngëtaria.
“Mendoj se dashurinë time për letërsinë angleze e shfaq edhe në punën time. Do të ishte mirë të studioja në universitet dhe të merrja këtë përvojë, por do ta studioj online me ndihmën e një mësuesi. Ky është plani im për vitin 2025 dhe shpresoj kualifikohem”, tha Adele teksa iu përgjigj pyetjeve të fansave në Los Angeles.
Adele kujtoi edhe mësuesen e saj të shkollës, Miss McDonald, e cila, siç thotë ajo, ia ushqeu dashurinë për letërsinë, shkruan BBC.
“Falë saj u dashurova pas letërsisë, gjithmonë isha e çmendur pas gjuhës angleze dhe tani këngët i shkruaj vetë”.
Vitin e kaluar, për habinë e këngëtares, mësuesja e saj e letërsisë ishte ulur pranë publikut gjatë performancës së saj dhe madje iu bashkua në skenë me fjalët e mëposhtme:
“Ti je e mrekullueshme zemër, jam shumë krenare!”
Pamja dhe fjalët e mësueses së shkollës e bënë Adelën të qajë aq shumë, saqë para se të vazhdonte spektaklin iu desh të rregullonte grimin.
Adele mban diplomë në Brit School of Performing Arts & Technology përpara se të arrinte majat e karrierës së saj muzikore./Katror.info