Kompleksi Memorial Adem Jashari tani mund të vizitohet edhe në formë virtuale.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bëri të ditur se kjo është bërë e mundur përmes realizimit të projektit
“Digjitalizimi i Kompleksit Memorial Adem Jashari – Konzervimi Digjital VR 360, që është implementuar nga Alban Kasumi, ndërsa është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.
Projekti është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me familjen Jashari dhe stafin e angazhuar në Muzeun e Kompleksit Memorial.
Linkut për ta vizituar memorialin e gjeni të bashkëngjitur këtu: