Mesfushori Adnan Januzaj nuk ka qenë i pranishëm në stërvitje të enjten. Ai ka munguar pasi pritet të prezantohet nga klubi elitar i Turqisë, Bashakshehir.
Mediumet në Turqi dhe Spanjë kanë raportuar se Sevilla është pajtuar ta huazoj Januzajn deri në fund të sezonit te skuadra turke.
Afati kalimtar në Turqi është i hapur deri më 8 shkurt. “Sevilla ka arritur marrëveshje me Bashaksheirin e Stambollit për huazimin e Januzat deri ën fund të sezonit.
Januzaj, i cili ka munguar në stërvitje këtë të enjte, largohet nga Sevilla me shifra katastrofale.
Ai ka luajtur 125 minuta në gjashtë ndeshje”, shkruan gazeta spanjolle “AS”. Sulmuesi 27-vjeçar me Sevillan ka kontratë deri në qershor të vitit 2026./Katror.info