Një nxënës 13-vjeçar ka ndërtuar një robot që mund të zgjidhë një kub të Rubikut.
Ruarcc, nga Kolegji “St Malachy” në Belfast-in verior, së pari ndërmori hapa për të krijuar prototipe robotësh që zgjidhin enigmat në vitin e tij të dytë në shkollë, në moshën 12-vjeçare, përcjell Telegrafi.
Kjo u bë e mundur pasi shkolla lansoi qendrën e saj krijuese të teknologjisë dixhitale (CDTH) vitin e kaluar.
A Belfast schoolboy says it's really rewarding to find his Rubik's Cube-solving robot works.
Read more here: https://t.co/ONihoitVKM pic.twitter.com/SzL47ppSMg
— BBC News NI (@BBCNewsNI) September 13, 2024
Mësuesja Clare McGrath komentoi se ajo “nuk besonte” se roboti i Ruarcc do të funksiononte në fillim.
Ruarcc i tha BBC News NI se ishte fillimisht ishte “zhgënjyese”, por ai punoi për ta përmirësuar atë.
“Tani që po funksionon, është me të vërtetë shpërblyese dhe ndihesh mirë”.
Ruarcc theksoi se ai tashmë ka vendosur synimet e tij për një karrierë të ardhshme në industrinë e IT, ndoshta si një inxhinier softuerësh./Katror.info