Aplikacioni “Afër Teje”, është aplikacion vjen si mbështetje për viktimat e dhunës në familje dhe dhunën me bazë gjinore.
Ky aplikacion ndihmon efektivisht viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, si dhe këdo që ka nevojë për ndihmë të shpejtë në një situatë të pasigurt.
Znj. Donjeta Pllana nga USAID Justice Activity dhe znj. Blerina Istrefi nga GLPS, në episodin e parë të videocast treguan të gjitha detajet mbi aplikacionin dhe mënyrën e përdorimit të tij.
Me aplikacionin ‘Afër Teje’ që tani është i disponueshëm për shkarkim dhe përdorim, ai është gati të ketë ndikim të konsiderueshëm pozitiv në terren, duke fuqizuar individët të kenë qasje në resurse jetike dhe mbështetje në lidhje me dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore.
Sipas raportit “Trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje”, në periudhën korrik 2022 – qershor 2023 janë raportuar gjithsej 2735 raste të dhunës në familje në nivel vendi.
Ju prezantojmë aplikacionin “Afër Teje” – mbështetje më efektive për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, si dhe për këdo që ka nevojë për ndihmë të shpejtë në një situatë të pasigurt.
Mundësuar nga Aktiviteti i USAID Kosovo për Drejtësi, në bashkëpunim me Grupin për Studime Ligjore dhe Politike (GLPS), ndërkaq fushata mbështetet nga Innovation Centre Kosovo./Katror.info