Përfaqësues të Agjencisë së Kosovës për Bujqësi dhe Pylltari nën asistencën e Policisë së Kosovës, kanë larguar kompaninë serbe “SrbijaŠuma”, në Leposaviq, pasi objekti ishte i zënë nga kjo kompani.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani i tha KosovaPress-it, se zyrtarët policor kanë asistuar Ministrinë e Bujqësisë për me hy në pronën e tyre në Leposaviç, e cila ishte duke u shfrytëzuar nga Srbija Šuma.
“Çdo gjë ka kaluar mirë”, tha ai./KosovaPress/Katror.info