katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    NLB dhe BERZh me marrëveshje për fuqizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosovë
    9 hours ago
    KQZ shpall rezultatet përfundimtare për Kuvende Komunale
    10 hours ago
    PriFest sjell “Moving Cinema” në Mitrovicë me hyrje falas
    11 hours ago
    KQZ pritet t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve lokale në 35 komuna
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Prishtina Kino Kabaret 2025 hap dyert për të rinjtë krijues
    11 hours ago
    Filharmonia e Kosovës sjell ciklin e koncerteve për piano të Beethovenit
    12 hours ago
    Federata e Xhudos së Kosovës nënshkruan Deklaratën “Brighton Plus Helsinki”
    13 hours ago
    Shkencëtarët e klimës shpallen fitues të çmimit global për zgjidhje mjedisore
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Albatrit Maliçi, shembull i suksesit shqiptar në Evropë
    12 hours ago
    Këngëtarja AI – Xania Monet debuton në Billboard
    13 hours ago
    Nëntori në TKOB: 17 shfaqje me art, emocion dhe patriotizëm
    15 hours ago
    “Crime 101”, film plot adrenalinë me yllin Chris Hemsworth
    15 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    1 week ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    1 week ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    9 hours ago
    Kombinimi i mjaltit dhe i kanellës sjell disa përfitime
    12 hours ago
    Dobitë shëndetësore të farave të kungullit
    4 days ago
    Çokollata e zezë vs çokollata e bardhë, cila është më e mirë për ju?!
    3 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Kandovani – fshati i gdhendur në shkëmb që nuk është braktisur kurrë
    4 days ago
    Chefchaouen, qyteti që është lyer i gjithi me blu
    3 days ago
    110 mijë vizitorë në Apoloni
    4 days ago
    Coober Pedy – qyteti australian ku jeta zhvillohet nën tokë
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: AGK-ja nderon gazetarë, kameramanë e fotoreporterë që raportuan në rrethana okupimi
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

AGK-ja nderon gazetarë, kameramanë e fotoreporterë që raportuan në rrethana okupimi

Last updated: 11/06/2024 7:39 AM
94 Shikime
Shpërndaje
Foto: AGK

Në nder të shënimit të 25 vjetorit të çlirmit të Kosovës, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, nderoi gazetarë, kameramanë e fotoreporterë vendorë e ndërkombëtarë, për kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari, në rrethana okupimi, para dhe gjatë luftës në Kosovë 1998-99.

Fjalën hyrëse të ceremonisë e mbajti Kryetari i Bordit, Xhemajl Rexha, i cili u shpreh falënderues e mirënjohës për punën shembull që gazetarët, kameramanët e fotoreporterët e kanë dhënë në atë kohë.

“Ajo çfarë AGK-ja, dëshiron të tregojë me këtë event, është qe e cmojmë, e njohim punën e kontributin e secilit në periudhën më të vështirë të Kosovës. Të secilit, që ndoshta ka bërë punë nga më të voglat në redaksi e deri tek ato në terren, dhe me ballafaqimin me rrezikun e përhershëm. Ju jeni inspirim për gjenerata të tëra gazetarësh”, ka thënë Rexha.

Mundesh me e lexu edhe…

Të pranishmëve iu drejtuan edhe gazetarja Afërdita Saraçini Kelemendi, moderatorja Besa Çeku Buçinca, Nuhi Bytyçi – gazetar i luftës , Sylejman Kllokoqi –  kameraman i AP , Visar Kryeziu – fotoreporter i AP, Hazir Reka –fotograf i Reuters, si dhe Ron Haviv – fotografi i mirënjohur botëror i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjeve historike që kanë definuar kohën në të cilën jetojmë, nga Kosova, Bosnja, Ukraina, etj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Saraçini Kelmendi, tha se gazetarët në atë kohë kanë bartë me vete frikën për jetë e familje.

“Gazetaria më e bukur për mua është gazetaria e terrenit për shkak se aty takon njerëz, fate të cilat të japin përvoja jetësore, në këtë rrugëtim 45-vjeçar i kam hypur 44 shkallë të gazetarisë, gazetaria për mua nuk është vetëm profesion është edhe mënyrë e jetesës. Të gjithë gazetarët që kanë punuar para dhe gjatë luftës kemi bartur edhe frikën për jetën, familjen”, tha ajo.

Kameramani, Sylejman Kllokoqi, falënderoi kolegen Elida Ramadanin, me të cilën kanë ndarë shumë terrene, si dhe gazetarët botërorë që kanë raportuar nga Kosova.

“Iu dëshiroj gjeneratave sukses, por të iu them se ne e kemi pasur detyrë por një falënderim shkon për gazetarët qe kanë ardhur nga gjithë bota”, tha Kllokoqi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Zëri ikonë i lajmeve, Besa Çeku Buçinca, tha se çmon lartë kontributin e kolegëve gjatë kohës së luftës.

“Të dashur kolegë, shumë pak janë të informuar për punën tonë dhe aq më pak e vlerësojnë atë ne kohët e vështira, detyra jonë ishte që të informonin, informimi që barte shumë rrezik, gazetarët kanë kaluar në rreziqe të shumta, megjithatë e vlerësoj shumë punën e gazetarëve në terren.”

Fotoreporteri amerikan, Haviv falënderoi AGK-në për ftesën e bërë për të folur në emër të gazetarëve, kameramanëve e fotoreporterëve ndërkombëtarë që kanë raportuar nga Kosova në atë kohë. Teksa, ndau me të pranishmit një takim menjëherë pas luftës me zv.presidentin Al Gore, kur kishin diskutuar për impaktin e punës së gazetarëve në Kosovë.

“Derisa i tregova për punën time që kisha bërë në Kosovë, ai më pyeti se përse ShBA-të, intervenuan më shpejtë në Kosovë, sesa në Bosnjë e Hercegovinë. Është për shkak të gazetarisë që prodhohej nga Kosova, sepse ata, ai(Al Gore), Tony Blair, Bill Clinton, ishin të turpëruar të shihin të njëjtat fotografi si në Bosnjë, duke lexuar të njëjtat histori…, dhe intervenimi në Kosovë, është një nga të paktat storie, të paktën në mendjen time, që gazetaria luan një rol të rëndësishëm, e direkt në atë se se çka ka ndodhur këtu.”, tha ai.

Në këtë ceremoni, me mirënjohje u nderuan mbi 400 gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, si dhe ata ndërkombëtarë që kanë raportuar në atë kohë nga Kosova.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e vlerëson pjesëmarrjen e gjithsecilit në ceremoninë e sotme, dhe do ta plotësojë listën e atyre që do t’i ndajë mirënjohje në ditët në vijim./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rita Ora dhe Yll Limani ndezin rrjetin me një ide bashkëpunimi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pse bëkan koalicionet nëpër komuna, e jo edhe për qeveri?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FBK: Punëtoria për hartimin e Planit të ri Strategjik 2026-2030, hap i madh për basketbollin e Kosovës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    IBCM, i vetmi nga Kosova, që i bashkohet Aleancave Universitare Evropiane
TAGGED:AGKLajme te miratopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: The Mercury News 5 fakte për “High By The Beach” të Lana Del Rey
Artikulli i ardhshëm Televizioni zviceran shtjellon raportet Kosovë – Zvicër të filluara në të ’60-tat

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Prishtina Kino Kabaret 2025 hap dyert për të rinjtë krijues

23 Shikime
Lajme të mira

Filharmonia e Kosovës sjell ciklin e koncerteve për piano të Beethovenit

35 Shikime
Lajme të mira

Federata e Xhudos së Kosovës nënshkruan Deklaratën “Brighton Plus Helsinki”

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?