Ajan Hajrullahu është djaloshti nga Presheva, që premton shumë në fushën e matematikës. Deri më tash nxënësi nga Presheva ka rrëmbyer disa çmime të para në garat e matematikës. Kjo edhe në fund iu shpagua, pasi që arriti ta fitojë bursën “New York School of Science in Kosovo”.
“Arritjet e shkëlqyera në vitin 2022 në Olimpiadën Regjionale të Matematikës për klasën VII në Serbi (fitues i vendit të parë ); arritjet e shkëlqyera në vitin 2023 në Olimpiadën Regjionale të Kimisë për klasën VIII në Sërbi (fitues i vendit të parë); arritjet e shkëlqyera në Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2021 në Kosovë (fitues i vendit të parë – kategoria III); arritjet e shkëlqyera në Olimpiadën Matematike Kosovë – Shqipëri KAMO 2022 (fitues i medaljes së argjendtë); arritjet e shkëlqyera në testin pranues të shkollës NYSS si dhe suksesi i përgjithshëm që nxënësi ka treguar gjatë shkollimit të deritanishëm janë arsyet e shpërblimit me bursën e plotë të shkollimit që kjo shkollë ofron për vitin shkollor 2023/2024,” thuhet në njoftim.