Ylli më i madh i popit të sotëm, Taylor Swift, u gjobit me 3010 dollarë për hedhjen e mbeturinave para shtëpisë së saj në Nju Jork.
Gjobat u lëshuan midis janarit 2018 dhe janarit 2023 dhe u siguruan nga New York Post, e cila më pas i publikoi ato. Inspektorët u ndalën pranë shtëpisë së saj në Nju Jork ku gjetën trotuare të pista dhe mbeturina. Ata theksuan se trotuari ishte plot me gazeta, shishe, karton dhe peceta, si dhe se kishte disa cigare të hedhura.
Këngëtarja apeloi gjobat dhe asaj iu zbritën 200 dollarë nga shuma totale. Por fqinjët e saj nuk janë të kënaqur me mënyrën se si Taylor e mirëmban trotuarin përpara rezidencës së saj, shkruan Katror.info.
“Ajo nuk i kushton rëndësi mbeturinave. Ajo është më e fokusuar në turneun e saj miliona dollarësh,” tha një 22-vjeçare.

David Aldea, ish-qiradhënës i këngëtares, nuk kishte veçse lëvdata për Taylor-in.
“Ajo ishte qiramarrësja e përsosur gjatë gjithë kohës dhe ishte shumë mirë me të. Nuk kam asgjë tjetër veç gjërave pozitive për të thënë për të,” tha ai.
Madje disa fajësojnë fansat që presin jashtë shtëpisë së Taylor-it për ta parë, duke thënë se në fakt janë ata që i lënë plehra.
Kjo nuk është e vetmja pronë që Taylor Swift zotëron. Ajo ka disa apartamente dhe shtëpi të tjera në Nju Jork, Beverly Hills, Rhode Island dhe Nashville./Katror.info