Akil Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Slamit në Abu Dabi.
Në gjysmëfinale të kategorisë deri 73 kg e mposhti xhudistin nga Kazakistani, Daniyar Shamshayev. Ndaj tij fitoi me lëvizje mjeshtërore në dysheme.
Akili ka shkëlqyer gjatë tërë ditës dhe tani e kërkon medaljen e artë.
Akil Gjakova ka prekur gjysmëfinalen të Grand Slamit të xhudos në Abu Dabi, ku ka qenë fantastik në luftën ndaj amerikanit Jack Yonezuka.

Gjakova e ka dominuar atë nga fillimi deri në fund të duelit duke arritur të fitoj me Ippon mjeshtëror.
Tani Gjakova ka për synim kalimin në finale për t’i siguruar Kosovës medalje nga ky Grand Slam.
Në gjysmëfinale Akil Gjakova do të përballet me xhudistin kazak Daniyar Shamshayev./Katror.info
