Aktivistja humaniste austriake, Marianne Grand, ka dhuruar një mijë pisha të buta, të cilat janë mbjellë në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
Vetë Grand ishte e pranishme bashkë me ambasadorin austriak në Tiranë, Christian Steiner, teksa për ta Parku Divjakë-Karavasta është një nga pasuritë më të mëdha që ka Shqipëria dhe kështu duhet ruajtur, transmeton albinfo.at.
Është shumë e rëndësishme të mbrohet natyra dhe është shumë e rëndësishme edhe për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së”, tha ambasdori austriak.
Yesterday attended presentation of a beautiful book on the Divjakë-Karavasta 🇦🇱National Park by tireless Marianne Graf of Albania-Austria Partnerschaft. Planted pines in this internationally recognized wetland (Ramsar Convention) with a vast array of floral and faunal species. pic.twitter.com/H79NsfyYVa
— Christian Steiner (@steinertirana) February 23, 2024
Sa i përket çështjes së miratimit të ligjit për zonat e mbrojtura, Grand ka deklaruar se resorte ka në tërë botën, por bukuri dhe natyrë si Divjaka nuk ka shumë.
Sipas raportimeve nga TCH, operatorët turistikë thonë se në Divjakë nuk ka vetëm turizëm natyror, por dhe historik dhe qëllimi është që Divjaka t’i kalojë dhe qytetet e tjera, si Korça apo Gjirokastra. /Katror.info
Përgatiti:
