Përkujdesja për ambientin, tokën dhe lumenjtë që na rrethojnë, ishte qëllimi që bashkoi dje banorët e Spoanicës, Doganjave dhe aktivistet e organizatave OMM Gjethi dhe OMM Kaca në Ferizaj. Ata vendosën që së bashku t’i pastrojnë birgjet e lumit Lepenc.
“Ashtu siç ishte planifikuar më parë, sot banorët e Soponicës, Doganajve së bashku me OMM Gjethin dhe OMM Kaca nga Ferizaj përfunduan me sukses pastrimin e brigjeve të Lumit Lepenc si dhe përreth lokacionit të parkut më të ri.
Aksioni u zhvillua në shumë fronte dhe ishte një ndër ditët më dinamike që ndonjëhere kemi marrë pjesë. Përderisa banorët, vullnetarët dhe rinia po pastronin terrenin nga mbeturinat, u përfundua edhe gjatë ditës vendi i skarës nga mjeshtri I kontraktuar nga Gjethi, në të njejtën kohë u shtrua me zhavor donacion nga banorët në zonën përreth skarës si dhe tavolinës dhe bankave ku edhe mori një pamje përfundimtare se si do të duket ky park.
Banorët poashtu kontraktuan punë shtesë gjatë ditës që kjo hapësirë të duket më mirë dhe të ketë funksionin që e meriton.
Krejt në fund pas një diskutim nga banorët u vendos që kjo hapësirë publike të quhet Rrafshi i Lepencit në Soponice/Doganaj, një koncensus i përgjithshëm i të gjithëve që diskutuan”, thuhet në njoftimin e organizatës për mbrojtje të mjedisit “Gjethi”./Katror.info