Aktorja me famë botërore, Angelia Jolie, ka bërë një postim në gjuhën shqipe, duke njoftuar se libri i saj “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, i shkruar nga ajo, tashmë është publikuar edhe në Kosovë dhe në Shqipëri.
Përmes një publikimi në instagram, Jolie u është drejtuar ndjekësve të saj edhe në gjuhën shqipe.
“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, shkruan aktorja./Katror.info
Përgatiti:
