Balerina e njohur dhe shumë e dashur për publikun Klaudia Pepa është vlerësuar së fundmi me një çmim shumë të rëndësishëm në fushën e aktrimit. Ajo ka arritur të rrëmbejë çmimin “Best Actress Honorable Mention” në “Festivalin e Filmit më të Mirë Ndërkombëtar” në Rumani për rolin e saj në “Lights Off”.
Lajmin e bukur balerina e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, ku krah postimi ka shkruar, “Nuk mund ta kuptoni lumturinë time! Për hapat e mi të parë si aktore kjo është një kënaqësi e madhe. Faleminderit Best International Film Festival ( Rumani) për këtë çmim. Puna shpërblehet gjithmonë.
“Lights Off” është një film me metrazh të shkurtër, i cili po transmetohet në “Rai Cinema”. Roli i Klaudias nis si një punonjëse lavanderie e apasionuar pas kërcimit, por historia nuk ka një fund të lumtur. Më herët gjatë një interviste Klaudia u shpreh se tashmë aktrimi është një angazhim i ri shumë rëndësishëm për të, të cilit po i kushton kohë dhe vëmendje dhe ky çmim vjen si një ogur i mirë për balerinën e njohur./Katror.info