Aktorja e njohur Gwyneth Paltrow ka luajtur në plot 56 prodhime kinematografike, por mesa duket, e kishte harruar që ka pasur një rol edhe në filmin “Spider-Man: Homecoming”.
Një shfaqjen “Chef Show” ajo “ka mësuar” se ka luajtur në filmin e njohur “Spider-Man: Homecoming.
Një video u bë virale në rrjete sociale teksa ajo shihet e habitur me pyetjen në emision.
“Spider-Man: Homecoming” ka pasur një famë shumë të madhe, për më tepër ka kushtuar edhe diku te 800 milionë dollarë.
Aktorja u surprizua pa masë kur mësoi për të parën herë se ka pasur një rol në filmin me superheronj.