Legjenda e Hollivudit, aktori Al Pacino dhe ylli i momentit i hip-hop-it, Bad Bunny, po bëjnë një video muzikore së bashku në restorantin më të nxehtë të qytetit.
Mediat raportuan se Pacino ishte së fundmi në Carbone në Noho për të luajtur në klipin e rep artistit të hitit “Where She Goes”, i cili kohët e fundit është në qendër të vëmendjes prej romancës së tij me modelen, Kendall Jenner.
Projekti për të cilin, dyshja, Al Pacino e Bad Bunny i kanë bashkuar forcat thuhet të jetë “i lidhur me gangsterët” dhe ka kuptim duke pasur parasysh se Pacino ka luajtur në një varg klasikësh të krimit, duke përfshirë trilogjinë “Godfather”, “Scarface”, “Carlito’s Way”, “Heat” dhe “Dog Day Afternoon” si dhe në filmin e famshëm romantik i viteve të viteve të 90-ta, “Scent of a Woman”.
Na është thënë se dy yjet e sensacionit të Adam Sandler të vitit 2019 “Uncut Gems” janë gjithashtu pjesë e projektit, shkruan Albanian Post.
Legjenda e “Garment District”, i kthyer në aktor dhe superyll të mediave sociale, Wayne Diamond është në bord, ashtu si edhe Keith William Richards.
Përndryshe, rep artisti, Bad Bunny dhe modelja, Kendall Jenner së fundmi, kanë zhdukur çdo dyshim në lidhje me marrëdhënien e tyre, derisa i vunë pikën, pikëpyetjeve të ngritura tash e sa kohë në publik.
Dyshja u panë në një koncert të Drake në Kaliforni, duke kaluar një kohë të mrekullueshme dhe lanë të kuptohen, se aktualisht janë më të lumtur se kurrë.
Bad Bunny dhe Jenner morën pjesë në koncertin e Drake në skenën e Forumit Kia në Inglewood.
Të dy ndodheshin në seksionin VIP dhe u raportua se pjesën më të madhe të koncertit e kishin kaluar me Kim Kardashian, derisa Tristan Thompson, ish-burri i Khloe Kardashian, iu bashkua atyre më vonë.
Dyshja ndezën fillimisht thashethemet për lidhje kur u panë duke dalë nga i njëjti restorant në Los Angeles në muajin shkurt, ku u tha se ishin në një takim të dyfishtë me Hailey dhe Justin Bieber./Katror.info