Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Samitin për Planin e Rritjes “Rruga jonë drejt BE” që po mbahet sot në Tiranë, Shqipëri. Ai është pritur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe të dy shihen të buzëqeshur duke bërë fotografi së bashku, raporton Ekonomia Online.

Samiti i organizuar nga Shqipëria mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, për të diskutuar mbi planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Evropian.
Sipas agjendës, liderët do të mbërrijnë në 09:30, ndërsa punimet e samitit do të fillojnë në 10:00./Katror.info











