Garuesi i boulingut nga Kosova, Albin Osmani, është kthyer me medalje nga Kampionati Mesdhetar të Boulingut, që po mbahet në San Marino, njoftio Komiteti Olimpik i Kosovës.
Garuesi ynë i boulingut, Albin Osmani, ka shënuar sukses të madh, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Mesdhetar të Boulingut, që po mbahet në San Marino.
Është kjo medalja e parë në histori të Federatës së Boulingut të Kosovës, e fituar në një Kampionat Mesdhetar.
Urime Albinit dhe FBouK, si dhe suksese garuesve tjerë.” thuhet në njoftim.
Kjo është medalja e parë e fituar në histori të Federatës së Boulingut të Kosovës, në një Kampionat Mesdhetar./Katror.info