Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, është shpallur futbollisti më i mirë i muajit gusht në kampionatin elitar të futbollit çek, shkruan Katror.info.
Lajmi u konfirmua të premten nga faqja zyrtare e Ligës Çeke, e cila njoftoi se lojtari i Sparta Pragës ka fituar këtë vlerësim falë paraqitjeve mbresëlënëse në javët e fundit.
Rrahmani ka qenë protagonist i padiskutueshëm në sulmin e ekipit kryeqytetas, duke shënuar disa gola të rëndësishëm që i kanë siguruar Spartës pikë të vlefshme në garën për titull.
Ky është një tjetër sukses personal për sulmuesin kosovar, i cili prej transferimit të tij në futbollin çek ka arritur të fitojë simpatinë e tifozëve dhe të shndërrohet në një nga lojtarët kyç të klubit./Katror.info.