Atleti i ri kosovar, Amar Maxhuni, ka udhëtuar sot drejt Finlandës për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Kampionatin Evropian të Atletikës për grupmoshën U20.
Maxhuni do të garojë në disiplinën 800 metra, më 7 gusht 2025, duke qenë pjesë e një prej garave më të rëndësishme për atletët e rinj në kontinent.
Pjesëmarrja e tij në këtë kampionat shënon një hap të rëndësishëm në karrierën sportive të Amarit dhe një tjetër prezencë të denjë për atletikën kosovare në arenën ndërkombëtare./Katror.info