Vera është stinë e cila bashkë me vete sjell edhe shumë aktivitete kulturore e sportive gjatë ditëve të nxehta.
Kësaj vere adrenalinën do t’ia shtojë edhe më shumë turneu ndërkombëtar i pingpongut Prishtina Open 2023, që do të më mbahet më 17 dhe 18 qershor 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Turneu individual i pingpongut organizohet nga Klubi i Pingpongut Priping me përkrahjen e Departamentit të Sportit të Komunës së Prishtinës dhe është njëherësh turneu i parë ndërkombëtarë që është në kalendarin zyrtar të ETTU-së.
Prandaj nëse jeni entuziast dhe dëshironi ta sfidoni veten në nivel ndërkombëtar, klubi Priping është kujdesur që të ketë kategori të ndryshme në këtë turne, si junior U19 që përfshinë moshat nën 19 vjeç, për të moshuarit dhe për veteran të moshës mbi 50 vjeç, në dy gjinitë, vajza dhe djem.
Afati i fundit për regjistrim është 26 maj 2023, ku kane mbetur edhe më pak se 7 ditë për t’u bërë pjesë e këtij turne, andaj mos hezitoni dhe sigurohuni që ta rezervoni një fundjavë sportive në qershor.
Regjistrimi për turne bëhet duke klikuar në këtë vegëz.
Dhe jo vetëm, për ata që do të bëhen pjesë e këtij turneu ka edhe shpërblime!
Organizatorët janë kujdesur që t’i ndajnë 5200 euro për fituesit e Prishtina Open 2023.
Katror si partner medial i PRiPING do t’iu mbajë të informuar për turneun Prishtina Open 2023./Katror.info