Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka shpallur hapjen e aplikimeve për programin ndërkombëtar “TechGirls 2026”, i cili synon fuqizimin e vajzave të reja të moshës 15-17 vjeç për të ndjekur karriera në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM).
Programi ofron punëtori praktike, mentorim dhe shkëmbim kulturor, duke i pajisur pjesëmarrëset me aftësi dhe besim për të udhëhequr në botën e teknologjisë.
Afati i fundit për aplikim është 4 dhjetor 2025. Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, vizitoni: techgirlsglobal.org/apply
/Katror.info











