Nora Gjakova në kategorinë 57kg, Kampionia Olimpike, ndeshet për të bronztën në Grand Slam Baku.
Nora në raundin e parë ishte e lirë, në raundin ajo mposhti me dy Wazaari për Ippon gjermanen, Seija Ballhaus.
Gjakova në çerekfinale humbi me Wazaari në ndeshjen kundër britanezes, Lele Nairne.
Pas asaj Nora u ndesh në repasazh, ku mposhti me tri denime për Ippon italianen, Veronica Toniolo.
Garuesja jonë për të bronztën ndeshet me garuesen nga Belgjika, Mina Libeer.
Besojmë dhe shpresojmë në fitore të Kampionës Olimpike./Katror.info