Ambasada e Gjermanisë në Kosovë po llogaritë në votën e Federatës së Futbollit Kosovar (FFK) për ta hapur një kapitull të ri në futbollin e femrave, “BNG2027”, për realizimin e Kupës së Botës për Femra 2027.
“Nesër votohet!
Duam që së bashku të jemi pionerë i “BNG2027” për një nivel të ri të emocioneve që do të ofrojë futbolli i femrave në botë!
Llogarisim në votën e Federatës së Futbollit të Kosovës, që ta votojë “BNG2027″ dhe të organizohet turneu i madh i vitit 2027 në Evropë!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane.
Futbolli i femrave s’është ai që ka qenë. Ekziston një vetëdije të re, entuziazëm të ri, vendosmëri të re. Tani është koha të sigurohemi që përparimi që ka përjetuar futbolli i femrave të vazhdojë.
Duke bashkuar forcat për të pritur Kupën e Botës për Femra FIFA 2027™, Shoqatat e Futbollit të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë , do të shtrojmë rrugën për Kupën e Botës FIFA tek femrat dhe për futbollin e femrave në të gjitha 211 shoqatat anëtare të FIFA-s./Katror.info