katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    2 hours ago
    Rita Ora vjen në Ohër më 1 gusht 2026
    2 hours ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    3 hours ago
    AMC organizon tryezë të rrumbullakët mbi menaxhimin e IST-ve
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Hapet thirrja për grante për bizneset e turizmit
    47 minutes ago
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    2 hours ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    2 hours ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    22 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Andy Warhol, mes Pop Art-it dhe artit muzikor
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Andy Warhol, mes Pop Art-it dhe artit muzikor

Last updated: 27/08/2023 11:28 AM
624 Shikime
Shpërndaje
Foto: Arts Club Studios
  1. katror.info>
  2. People>
  3. Andy Warhol, mes Pop Art-it dhe artit muzikor

Andy Warhol njihet gjerësisht nga audienca dhe kritika si figura kryesore në lëvizjen amerikane Pop Art, lëvizje që shpërthen në SHBA, por shpejt u përhap në tërë botën.

Sipas njërit nga themeluesit e lëvizjes, Richard Hamilton, Pop Art-i karakterizohej si: popullor – pra i dizajnuar për një audience të gjërë; i përkohshëm – pra jetëshkurtër, shpenzues – pra shpejt harrohet, prodhohet në masë dhe është glamuroz.  Nga kjo lëvizje janë ndikuar pikturat, fotografitë, stripat, dizajnet grafike, letërsia, filmat e edhe muzika.

Në fillim të viteve ’60-ta, i magjepsur nga materializmi dhe mediat masive, Andy Warhol me përshkrimet e tij përmes pikturave të mallrave të konsumit dhe figurave të njerëzve të famshëm ndryshoi rrënjësisht botën e artit dhe marrëdhënien e saj me konsumin e gjërë.

Mundesh me e lexu edhe...

Rita Ora vjen në Ohër më 1 gusht 2026

Fotografitë, pikturat, filmat dhe skulpurat e tij të cilat ruhen në Muzeun e Artit Modern në (MOMA) në New York janë ikona që vazhdojnë të rezonojnë edhe sot.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Ekspozita e Andy Warhol ne Muzeun Moma | Foto: Moma

Warhol filloi të eksperimentojë me serigrafin (Sitografi) një proces kur ngjyra transferohet në letër ose pëlhurë (telajo) përmes një rrjete të dendur të mëndafshtë të shtrënguar mbi kornizë ku është vendosur një klishe ose shabllon.

Ai zhvilloi një stil unik, informal, shumë komercial, duke ekspozuar kanaqet e supës “Campbell’’ dhe portretin “Gold Marilyn” në screen print teknikë, si vepra të artit.

Kanaqet e supës, art nga Warhol

Shumë kritikë reaguan ndaj këtyre përshkrimeve të objekteve të përditshmërisë me tronditje dhe kritikë. Nga përshkrimet e portreteve të Elizabeth Taylor, Mao Ce Tung, John Lennon, e deri të shishet e Coca Colës, Warhol mjegulloi linjat midis artit të zakonshëm dhe atij të bukur duke u fiksuar mbi personalitetet e famshme, objeketet ikonike amerikane dhe simbolet e kulturës komerciale.

Mao Ce Tung

Në kohën e tij Warhol u lavdërua por edhe u godit në mënyrë kritike në të njëjtën masë, ku shumë krtikues theksonin motivin e tij të fundit për të çimentuar statusin e tij të famshëm në skenën e artit të Nju Jorkut.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
John Lennon

Studio e tij The Factory (Fabrika) kontrubuoi në këtë famë si një mjedis për disa nga festat më ekstravagante të qytetit. The Factory mishëronte estetikën kundërkulturore dhe ishte një vend për eksperimente artistike, sociale dhe seksuale. The Factory u bë vend ku shumë shpejt filluan të qarkullonin personalitete intelektuale dhe artistike nga tërë bota, duke filluar nga letrarët, aktorët, muzicientët e bohemë të ndryshëm të cilët quheshin super yjet e Warhol-it.

The Factory | Foto: Gilden’s Art Gallery

Warhol në Factory frymëzoi thënien, “Secili mund t’i ketë 15 minutat e tij të famës”, shprehje që pranohet botërisht.

Warhol ishte shumë i hapur për seksualitetin e tij, jetoi si homoseksual shumë para liberalizimit të levizjes së tyre, një aspekt i jetës së tij ku shumë studiues argumentojnë se ndikoi shumë në krijimin artistik përmes polaroideve dhe vizatimeve të tij që janë të njohura si punime homoerotike.

Warhol në librin e tij “Popism: The Warhol Sixties” shkruante: “Kur bëni diçka të gabuar ju krijoni diçka të re.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sukseset e tij finaciare dhe kritike, shitja e sirografisë  “Shot Sage Blue Marilyn” për 195 milonë dollarë, ‘’Silver Car Crash (Double Disaster)” 105 milionë dollarë, “Triple Elvis” për 81 milionë dollar, e çimentojnë rolin e tij si një idhull i pop artit të skenës së artit amerikan dhe botëror.

Shot Sage Blue Marilyn

Warhol nuk i ka mbetur borxh as botës së filmit. Ai ka qenë producent ose regjisor në qindra filma kryesisht eksperimentalë, në kohë zgjatje nga 3 minuta e deri në 8 orë. “Screen Test” (Testet e Ekranit) janë një seri portretesh të shkurtër, të heshtur dhe bardh e zi, protoganistët kryesisht ishin “yjet e Warholit” njëri prej tyre edhe Bob Dylan. Një nga filmat e tij më të famshëm “Sleep” (Fjetja) monitoron poetin John Giorno duke fjetur për 6 orë. Filmi i tij më i suksesshëm është “Chelsea Girls” nga viti 1966. Filmi ishte shumë inovativ, përbëhej nga dy filma 16 milimetërsh që projektoheshin njëkohësisht me dy histori të ndryshme.

Kur Warhol pa grupin eksperimental rock The Velvet Underground duke performuar në vitin 1965, ai u magjeps nga muzika e tyre. Ajo që The Velvet Undergound shprehën në tingujt e tyre, sipas Warhol ishte shumë e ngjashme me atë që ai shpreh në artin e tij.

Ai shpejt u bë menaxher i tyre dhe i kërkoi supermodelit gjerman Nico që t’i bashkohej grupit për t’i dhënë atyre një pamje tërheqëse. I mori ata në studion e tij Factory dhe i bëri pjesë të performancës interaktive multimediale “Exploding Plastic Inevitable.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Warhol projektoi kopertinën “Banana” për albumin e tyre debutues “The Velvet Underground and Nico”, e cila konsiderohet një nga kopertinat më të famshme të albumeve ndonjëherë. Në këtë vepër ikonike ai shumë thjesht mori një artikull ushqimor, bananen nga dyqani siç pat bërë me supën e famshme Campbell dhe i dha pamjen e njohur pop art.

Në edicionin e parë kishte një udhëzim që, “të qëroni ngadalë dhe do të shihni”, që do të thoshte se duke hequr ngjitësin e lëkurës së bananës, do të shfaqej një imazh i brendësisë së frutit. Por ajo që ishte e pazakonshme ishte se megjithëse emri i Warhol është paraqitur shumë qartë në dizajn emri i grupit nuk përmendet fare në kopertinë.

Kopertina kontraverse e albumit “Sticky Fingers” (Gishtat ngjitës) nga Rolling Stones ishte po ashtu risi artistike sa i përket art paketimit të albumeve muzikore. Koncepti i kopertinës theksoi nënkuptimin e titullit duke treguar një pamje nga afër të një bigëze mashkullore të veshur me xhinse. Kopertina origjinale përmbante një zip zinxhir origjinal dhe vrima reth shtrëngimit të rripit që të hapej për të zbuluar një imazh nën kopertin të mbathjeve të bardha. Kopertinat për albumet muzikore për John Lennon, Aretha Franklin, Diana Ross etje ende konsiderohen si art në vetvete.

Warhol influencoi thellë punk rock grupin Devo dhe David Bowie-n. Obsesioni i David Bowie me Warhol kishte filluar qysh në mosh të re. Magjepsja e tij me gjithçka që lidhej me The Factory do të thoshte se ishte një adoptues i hershëm i pop artit si art vizuel por edhe të grupit të Lou Reed dhe John Cale “Velvet Underground”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kryevepra e vitit 1971, “Honky Dory”, të cilën David Bowie e ka realizuar para se ta njihte Andy Warhol personalisht përmban një odë për Andy Warhol. Bowie aty këndon “Andy Warhol duket shumë ulurimë, vare në murin tim”. Warholit kjo këngë ia lëndon egon, por mbeten miq me respekt të ndërsjellët artistik. David Bowie në filmin “Basquiat” të Julian Shanbel (1996) e portretizon figurën e Warholit. Roli ishte i përgatitur mirë nga ana e Bowie se e ndiente se ia kishte borgj një homazh të tillë.

Ndëlidhjet e Andy Warhol nuk përfundojnë me aq. Ai mbetet figurë e rëndësishme në botën muzikore, qoftë si sipërmarrës, dizajner i kopertinave të albumeve, producent i videoklipeve muzikore, por edhe si frymëzim dhe motiv për shumë autorë deri në këto ditë.

Më 1989 pas vdekjes së Warhol, Lou Reed dhe John Cale nga Velvet Underground ribashkohen për herë të parë për të realizuar dhe performuar albumin konceptual “Songs for Drella” dedikim dhe nderim për Andy Warhol.

Grupi britanik pop rock Transvision Vamp më 1988 publikoi albumin e tyre debutues, ‘’Pop Art’’. Tema e sugjeruar nga titulli është e lidhur me një nga këngët më kurioze dhe më të thellë, “Andy Warhol’s Dead” (Andy Warhol ka vdekur).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Heavy metal grupi Warant nga Los Angeles publikon albumin “Dog eat Dog” (Qeni han qenin). Në një nga momentet më të mira të albumit është kënga ‘’Andy Warhol Was Right” (Andy Warhol kishte të drejtë) ku i referohen thënies së famshme të Warhol. Në të ardhmen secili do t’i ketë 15 minutat e veta të famës.

“Neapolis” albumi nga Simple Minds më 1998 mori komente të ndryshme por një nga momentet më të qëndrueshme ishte titulli kurioz ‘’Killing Andy Warhol’’ (Të vrasësh And Warholin). Teksti i errët thotë “Mendoni se si ndiheni/ Nuk është ashtu siç jeni/ Disa janë super yje/ Ai është shenjtor por ai është edhe hajdut/ E ne të tjerët mund të vdesim një milion herë”.

Kënga i referohet atentatit ndaj Andy Warhol më 1968 nga feministja radikale Valerie Solanas. Ai fillimisht ishte shpallur i vdekur, por i mbijeton plagës. Mendohet se kjo plagë shkaktoi dëm të përhershëm që shndërrohet në faktor fatal në vdekjen e tij më 1987. Kënga ‘’Andy’s Chest’’ e Lou Reed nga 1972 po ashtu është inspiruar nga ky atentat.

Një nga veprat e tij të fundit ishte portreti i Aretha Franklin për albumin e saj më 1986 ‘’Aretha’’./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Rolling Stones Mobile Studio – nga kamioni në legjendë të rock and  roll-it
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    System of a Down – zëri i armenëve në muzikën globale
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pse David Bowie mbetet artisti më ndikues i shekullit 20… dhe 21
TAGGED:Andy Warholart muzikormuzikepeoplepop artrevoluciontopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Page six Messi në videoklipin e këngës së re të Malumas
Artikulli i ardhshëm Baleti Kombëtar i Kosovës sonte do të performojnë në Austri shfaqjen ‘Correr o Fado’

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit

14 Shikime
Lajme

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

7 Shikime
Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

29 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?