Në koncertin e bandës ushtarake Britanike “The Band of The Royal Regiment of Scotland”, i cili do mbahet për nder të 75-vjetorit të NATOS, do të marrin pjesë edhe pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Si përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtarët kosovarë do të jenë përkrah anëtarëve të shteteve NATO-s, pjesëmarrje kjo e cila e bënë Kosovën të përfshirë në sigurinë ndërkombëtare.
Anëtarët e Bandës së bashku me kombet e tjera do të marrin pjesë në një koncert për të festuar 75-vjetorin e NATO-s në Edinburgh.
“Jemi të gëzuar që na janë bashkuar anëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ” kanë shkruar në Instagram.
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me pjesëmarrjen në këtë koncert kanë shpërndarë njoftime në rrjetet e tyre sociale./Katror.info