Festivali ndërkombëtar i filmit të animuar Anibar prezenton garën më të re të edicionit të 14-të “Pitch it” e cila ka për qëllim mbështetjen e prodhimit të animacioneve kosovare.
Përmes një komunikate për media Anibar njofton se tema e këtij viti është “Dashuria” dhe se kjo garë ofron një platformë për animatorët që dëshirojnë të prezantojnë projektet e tyre dhe të angazhohen me bashkëpunëtorë dhe investitorë të mundshëm.
‘’Që nga themelimi i tij, Anibar ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e mediumit të animacionit në Kosovë dhe të lehtësojë prodhimin e filmave të shkurtër të animuar të komunitetit artistik Kosovar. Prandaj jemi shumë të lumtur që kemi mundësinë të paraqesim këtë garë në kuadër të edicionit tonë të 14-të për profesionistët dhe artistët e rinj që dëshirojnë të zhvillojnë idetë e tyre për krijimin e një projekti të animuar’’, thuhet në komunikatë.
Afati i fundit për aplikim: 10 korrik.
Më poshtë mund ta gjeni procesin e aplikimit dhe detajet tjera lidhur me garën:
Për të marrë pjesë në këtë garë, të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin në këtë vegëz, si dhe sigurohuni që të dorëzoni veçmas informatat e mëposhtme përmes WeTransfer të Anibar
Logline (e nevojshme)
Sinopsisi (e nevojshme)
Deklarata e drejtorit (e nevojshme)
Shembuj të stilit vizual (e nevojshme)
Vegëza e trailerit/promovimin dhe story board (opsionale)
Informata në lidhje me afatin kohor dhe parashikimin e buxhetit (e nevojshme)
Fotografia, biografia dhe filmografia e regjisorit (e nevojshme)
Portofolio (opsionale)
Për më shumë informata rreth ecurisë se garës klikoni këtu.