Publiku në Kosovë duket të jetë i apasionuar pas banorit të shtëpisë së famshme Big Brother VIP Albania, konkretisht pas banorit që ka fituar famë gjithandej nëpër rrjetet sociale, Luiz Ejlli. Të paktën ky rezultat ka dalë nga një anketim I kryer nga organizata që merret me anketime UBO Consulting. Në anketimin e realizuar me pyetjen ‘Cili është banori juaj i preferuar në Big Brother VIP Albania?’ Luiz Ejlli është zgjedhur si i preferuari i rreth 90 për qind të të anketuarve.
UBO Consulting ka realizuar matjen e opinionit publik për tema të ndryshme në Kosovë – OMNIBUS me 1065 respodentë, ku një nga pyetjet ka qenë edhe ‘Cili është banori juaj i preferuar në Big Brother VIP Albania?’.
Ai duket te jetë banori më i pëlqyer për publikun Kosovar.
Rreth 90% e të anketuarve që shikojnë Big Brother Albania VIP kanë zgjedhur Luiz Ejllin si të preferuarin, i cili del të jetë dukshëm banori më i pëlqyer për publikun kosovar.
Matja është realizuar në periudhën 6 deri 14 Mars, 2023./Katror.info