Vazhdon të mbetet e hapur thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçente për ngrohje për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) me mbështetjen e European Union in Kosovo.
Ulja e konsumit përmes rritjes së Efiçiencës së Energjisë (EE), ndikon në reduktimin e kërkesës për energji, e cila vazhdon të rritet dukshëm në Republikën e Kosovës gjatë sezonit së dimrit dhe ngrohjes, duke qenë se një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve, në mungesë të alternativave tjera, përdorin energjinë elektrike për ngrohje.
Bizneset mikro, të vogla dhe të mesme mund të aplikojnë deri me 12 dhjetor 2023 për subvencionim në pajisje efiçiente oër ngrohje.
Pajisjet efiçente për ngrohje që do të subvencionohen janë:
- Pompa termike subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 2,000€,
- Kondicioneri/ klima efiçente subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 1,000€,
- Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 2,000€,
- Stufa individuale me biomasë subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 500€.
Ndërsa ndërmarrjet në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, subvencionohen me 5% më shumë.
Thirrja për fazën e parë është e hapur deri më 12 dhjetor 2023.
Linku për aplikim: https://rks-gov.net/476
Informatat e plota të thirrjes mund t’i gjeni në linkun: