Dy kompanitë gjigande, Apple dhe Nokia kanë nënshkruar një marrëveshje afatgjatë që do t’i japë Apple qasje në shpikjet e patentuara të Nokia në 5G dhe teknologji të tjera.
Që të dyja kompanitë kishin një marrëveshje paraprake licencimi që ishte caktuar të përfundonte në fund të vitit 2023 dhe që skadimi i asaj marrëveshjeje do të zëvenësohej me një të re.
Nokia dhe Apple nuk kanë shpallur kushtet e marrëveshjes, por Nokia do të marrë pagesa nga Apple.
Pas një mosmarrëveshjeje të ashpër ligjore në mes të dy kompanive, në vitin 2017, Apple dhe Nokia krijuan marrëveshje të re për licensimin e patentave, që ishte e caktuar të skadonte në vitin 2023.
Të ardhurat që lidhen me marrëveshjen e fundit të Nokia-s dhe Apple do të pasqyrohen në fitimet e Nokia-s për tremujorin e parë 2024. /Katror.info