Pas shumë e shumë paralajmërimeve, një analist i njohur i Apple ka thënë se Ipad-i i paloshshëm mund të shfaqet në vitin 2024.
Analisti Ming-Chi Kuo pohon se “një dizajn krejtësisht i ri i iPadit të palosshëm” do të arrijë gjatë vitit të ardhshëm.
“Jam i sigurt se iPad i palosshëm do të mbërrijë në vitin 2024, pres që ky model i ri të rrisë shitjet”, ka thënë Kuo.
(4/4)
Thus, I'm taking a cautious approach to iPad shipments for 2023, predicting a YoY decline of 10-15%. Nevertheless, I'm positive about the foldable iPad in 2024 and expect this new model will boost shipments and improve the product mix.
— 郭明錤 (Ming-Chi Kuo) (@mingchikuo) January 30, 2023
Ai gjithashtu shtoi se iPadi i ri do të ketë dizajnin e jashtëm të bërë nga fibra karboni, prandaj duhet të jetë më i lehtë dhe më i qëndrueshëm.
Kuo pretendon se kjo mund të nënkuptojë se ne nuk do të ketë një iPad të ri për nëntë deri në 12 muajt e ardhshëm. iPad i parë i ri që do të dalë në treg ka të ngjarë të jetë iPad mini dhe prodhimi i tij masiv duhet të fillojë në tremujorin e parë të vitit 2024./Katror.info