Apple po përpiqet ta çojë Siri në të njëjtin nivel me Google Gemini dhe ChatGPT.
Deri më tani kjo nuk ka qenë e lehtë, por pritet që gjërat të ndryshojnë në vitet e ardhshme.
Në prag të një “rilindjeje” të parashikuar për vitin 2026, kompania ka zhvilluar një aplikacion të ngjashëm me ChatGPT, i cili shërben si mjedis testimi për funksionet e gjeneratës së re të Sirit.
Projekti, i koduar me emrin Veritas, është krijuar për iPhone dhe imiton tiparet e aplikacioneve bisedore me AI – duke përfshirë ruajtjen e kontekstit të bisedave dhe aftësi të avancuara komunikimi.
Aktualisht, ky aplikacion duket të jetë vetëm një prototip, por funksionet e testuara përmes tij mund të integrohen më vonë brenda Sirit dhe paketës Apple Intelligence.
Derisa të arrijë atje, Apple ka një zgjidhje të përkohshme: Siri thërret ChatGPT-n e OpenAI sa herë që nuk mund të përmbushë një kërkesë komplekse.
Megjithatë, raportimet thonë se kompania po shqyrton edhe opsione të tjera, përfshirë integrimin e modeleve si Gemini i Google dhe Claude i Anthropic. /AP/Katror.info