Dy artistet nga Kosova, Argentina Fetahu dhe Mimoza Rraci, janë përzgjedhur në listën e “100 Female Artists of the World” (100 Artistet Femra të Botës), nga Vision Art Media.
Lista e 100 artisteve të përzgjedhura u shfaq dje në ekranin gjigant të Times Square në Nju-Jork, shkruan rtv21.tv.
Argentina Fetahu tha se është shumë e lumtur që si një artiste nga Kosova, emri i saj u shfaq në Times Square.
“Për mua, kjo është një prej ndjesive më të veçanta dhe më emocionuese. Si një vend i njohur për shfaqjet e mëdha dhe përballjet e ndriçuara, Time Square më ka dhënë një platformë të jashtëzakonshme për të ndarë këtë moment të veçantë me ju”, shkroi Ramosaj në Facebook.
Edhe Mimoza Rraci tha se është kënaqësi që përmes artit “Kosova kalon kufinjët e saj”.
“Dje emri e imazhi im udhëtoj në New York për t’u bërë pjesë e ekranit të madh të Time Square”, u shpreh Rraci në Facebook. /Katror.info