Përfaqësuesja e Argjentinës ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Meksikës në ndeshjen e vlefshme për Grupin C në Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Lionel Messi ka shënuar një gol të bukur për të kaluar Argjentinën në epërsi ndaj Meksikës në ndeshjen e dytë të Grupit C në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Messi ka shënuar një supergol nga një distancë prej rreth 25 metrave në minutën e 64-të.

Goli i Messit erdhi pas asistimit të Angel Di Maria.
Ekipi i trajnerit Lionel Scaloni ka shijuar fitoren e parë në Botëror, pasi pas humbjes befasuese nga Arabia Saudite, tani ka mposhtur Meksikën në në Lusail Iconic Stadium.
Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por vetëm Argjentina e gjeti atë.
Ishte Enzo Fernandez (87′), i cili gjithashtu shënoi një gol të bukur pas asistimit të Messit duke vulosur fitoren me rezultat 2-0.
Në ndeshjen e fundit të grupeve, Argjentina luan ndaj Polonisë, ndërsa Meksika përballet me Arabinë Saudite.