Aria Elize Bulliqi është vetëm 11 vjeçe, por paraqitjet e saj pianistike shpesh herë janë vlerësuar me çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, shkruan KultPlus.
Nxënësja e pianos në “Infinity Piano Studio” me profesoreshë Agnesa Gërbeshi, më 21 mars është ftuar në Gala Koncertin e Vjenës që do të mbahet në një nga sallat botërore të muzikës klasike, në Kaisersaal 1070 në Vjenë.
Për këtë paraqitje të Arias ka njoftuar për KultPlus, profesoresha e saj Gërbeshi e cila ka thënë se kjo paraqitje është rezultat i punës së Arias në festivalin prestigjioz të Evropës AEGIO International Competition, ku Aria është shpërblyer me vendin e parë për kategorinë e saj.
Gërbeshi njofton se në atë garë që është mbajt në korrik të vitit të kaluar kanë marr pjesë 150 shtete dhe suksesi i Arias është i jashtëzakonshëm./Katror.info