Traileri i shumëpritur i filmit “Wicked” me dy pjesë bëri debutimin e tij të dielën, me pamjen e parë të filmit të transmetuar gjatë Super Bowl LVIII.
Yjet e filmit Ariana Grande dhe Cynthia Erivo janë paraqitur përkatësisht si Glinda dhe Elphaba, në trailer ndërsa Erivo mund të dëgjohet duke kënduar interpretimin e saj drithërues të baladës “Defying Gravity”.
Traileri është një kaleidoskop me ngjyra ndërsa audienca prezantohet për herë të parë në botën e Ozit të regjisorit Jon M. Chu, me fusha masive me lule, Qyteti Emerald dhe peizazhe fantastike të ekspozuara kudo.
Në trailer, Glinda e Grande-s i thotë Elphaba-s të mos ketë frikë. “Është Magjistari ai që duhet të ketë frikë nga unë,” thotë Elphaba.
Filmi me dy pjesë “Wicked” është një adaptim kinematografik i muzikalit të famshëm të Broadway, i cili është një paraardhës i “Magjistarit të Ozit”. Ai tregon një version alternativ të ngjarjeve në Oz para mbërritjes së Dorothy-t dhe eksploron historinë se si Elphaba bëhet Shtriga e Ligë e Perëndimit [Wicked Witch of the West], shkruan CNN.
Sipas faqes së lajmeve të teatrit Broadway World, “Wicked” është një nga muzikalët më të suksesshëm komercial të të gjitha kohërave, duke fituar 14.8 milionë dollarë në arkat e Broadway-it vetëm vitin e kaluar.
Jeff Goldblum, Michelle Yeoh, Jonathan Bailey dhe Bowen Yang gjithashtu luajnë në film.
“Wicked: Part 1” do të shfaqet në kinema më 27 nëntor. “Wicked: Pjesa 2” do të pasojë në fund të 2025./Katror.info