Basketbollisti Arlind Konjuhi ka një synim për të luajtur në NBA.
Konjuhi, i cili jeton aktualisht në Alaska, ka ndërruar terren duke u transferuar në kolegjin amerikan “Allan Hancock”.
18-vjeçari përmes këtij ekipi ka për qëllim ta hap derën për diçka më të madhe.
“Idolli im është Steph Curry, shumë jam mësuar duke e shikuar. Synimi im është të luaj në NBA, me përfaqësu Kosovën me qenë lojtari i parë shqiptar”, u shpreh Konjuhi në një intervistë për Klan Kosova.
Konjuhi, i cili me origjinë është nga Vushtrria tashmë ka luajtur për grupmoshat e reja të Kosovës. /Katror.info