Baleti Kombëtar i Kosovës po sjell shfaqjen e shumëpritur “Arrëthyesi”, si dhuratë të fundvitit për publikun.
Datat 16 dhe 17 dhjetor janë rezervuar për premierën e kësaj shfaqje e cila vjen si rezultat i bashkëpunimit në mes të Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Filharmonisë së Kosovës.
Nën koreografinë e Ilir Kernit, “Arrëthyesi”, një nga shfaqjet më të njohura të repertorit botëror klasik, do shfaqet për herë të parë në Prishtinë.
Ky produksion i përmasave të jashtëzakonshme do të shfaqet në Sallën AMC duke filluar nga ora 19:30.
Sinan Kajtazi, drejtori i BKK-së, ka thënë më herët për KALLXO.com se baleti “Arrëthyesi” do të shfaqet më 16 dhjetor 2023 në sallën AMC në Mazgit në Obiliq, e edhe një ditë pas premierës, më 17 dhjetor.
“Fillimisht e kemi planifikuar në sallën e sportit ‘1 Tetori’, mirëpo për shkak të renovimeve, jemi njoftuar që nuk do të kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë salle edhe pse rezervimin e (kësaj) sallës e jemi bërë shumë kohë me parë. i kishin dy opsione për lokacionin se ku do të mbahet premiera dhe është vendosur për Sallën AMC”- ka thënë ai.Sipas tij, faza e parë e provave për baletin “Arrethyesi”, kanë filluar në shtator 2023.
“Fazën finale, e kemi filluar me date 06.11.2023 dhe provat intensive do të vazhdojnë deri në premierën e shfaqjes, më datë 16.12.2023”- ka thënë ai. Provat për përgatitjen e kësaj shfaqje BKK është duke i zhvilluar në një sallë të marrë me qira me mbështetjen financiare të MKRS-së. Ai ka thënë se ‘Arrëthyesi” realizohet në bashkëpunim edhe me Orkestrës se Filarmonisë se Kosovës dhe bashkëpunimit me artiste ndërkombëtare.“
’Arrërthyesi’, vepër e njohur e kompozitorit P.I. Tchaikovsky (Çajkovski), do të jetë në repertorin tonë në çdo dhjetor të çdo viti për shkak të natyrës dhe dramaturgjisë së shfaqjes,” ka thënë drejtori Kajtazi.
Situata më të cilën po ballafaqohet BKK- ja për gjetjen e një salle për dhënien e premierës së saj, ngre nevojë e ndërtimit të objektit të OBK-së.
Deri në qershor të viti të kaluar BKK vepronte në objektin të cilin e ndante përgjysmë me TKK-së. Pas largimin, shfaqjet e tij BKK i realizon edhe në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë të cilin tani e shfrytëzon Teatri Kombëtar.MKRS ka nisur proceduar për ndërtimin e objektit të OBK-së, por është në fazën fillestare të proceduarave për përzgjedhjen e projektin ideor për ndërtimin e objektit të OBK-së.
“Procedura e prokurimit për Teatrin e Operës dhe Baletit është në fazën e vlerësimit të projekteve. Në përputhje me afatet ligjore, MKRS do të njoftojë për rezultatet e vlerësimit”- thuhet në një përgjigjen për KALLXO.com. Ndërkaq, renovimi i objektit të TKK-së, pritet të nisë tek, vitin e ardhshëm.
Baleti “Arrëthyesi”
“Arrëthyesi” është krijuar nga kompozitori rus P.I. Çajkovski, mes 1891-1892. Është shfaqje me dy akte në tri skena, e bazuar në tregimit, “Arrëthyesi dhe mbreti miush” të shkrimtarit gjerman Ernst Theodor Wilhelm Hoffmann.Shfaqja flet për historinë e një të reje me emrin Klara, e cila zvogëlohet sa një miush dhe bashkë arrëthyesi i saj shkojnë në luftë së bashku me lodrat e tjera kundër miut të lig./Katror.info