Këngëtari Art Abazi sot në ora 18:00 publikoi këngën e titulluar “Harrom”.
Ndërsa ka disa ditë që artisti ka ndarë me fansat pjesë nga xhirimet e videoklipit.
Teksti i këngës u shkrua nga BimBima, ndërsa muzika u punua nga Sergio Hajdini dhe Jeris Kaso.
Kënga vjen në një datë mjaft të rëndësishme, meqenëse sot më 10 nëntor është edhe ditëlindja e Artit.
Kujtojmë se këngëtari para një muaji publikoi këngën “Jeta” që u pritë mjaft mirë nga publiku./Katror.info