Një moment i pabesueshëm në fund të detit është kapur nga kamera e një zhytësi në brigjet e British Columbia. Andrea Humphreys dhe një grup miqsh të saj u zhytën në ujërat e detit Salish, në brigjet lindore të ishullit Vankuver. Ekipi e gjeti veten duke kërkuar për një oktapod gjigant të Paqësorit.
“Njerëzit thonë se këtu është errësirë. Por kur keni dritë, shihni çdo ngjyrë të ylberit. Është e pabesueshme. Unë kam bërë mbi 675 zhytje dhe mendoj se këto janë disa nga zhytjet më të mira në botë , “tha Andrea Humphreys në një intervistë për gazetën britanike The Guardian. Shihni momentin në videon më poshtë.